No Image Available

Pezullohen nga detyra 4 punonjës policie, ja për çfarë akuzohen

BERAT– Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, Rajoni Fier–Berat, ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj katër punonjësve të Policisë së Shtetit. Masa është vendosur ndaj punonjësve të policisë të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”. Bëhet me dije se nga hetimet ka rezultuar se punonjësit e policisë, gjatë ushtrimit të detyrave të tyre funksionale, përmes veprimeve dhe mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, dyshohet se kanë penalizuar ose favorizuar drejtues mjetesh të konstatuar në shkelje ose jo të Kodit Rrugor. Njoftimi i plotë: Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier – Berat) ka ekzekutuar Vendimin e Gjykatës...