Burimi:
sportiim.al
Foto © sportiim.al
Superkupa e Italisë, Napoli në finale
Napoli mposhti Milanin 2-0 në gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë, duke siguruar një vend në finalen e planifikuar për të hënën, më 22 dhjetor. Kampionët në fuqi të Kontes e nisën fort ndeshjen në stadiumin universitar King Saud në Riad (Katar), por Milani e kontrolloi ndeshjen, duke ndërtuar dhe kërcënuar pranë Milinkoviç-Saviç. Kuqezinjtë me Jasharin në formacion, iu afruan disa herë sgolit, megjithatë ishte skuadra e Kontes që mori epërsinë në minutën e 39-të me anë të brazilianit David Neres, teksa ekzekutoi një goditje të shkëlqyer pasi Hojlund i shpëtoi pasimit të De Vinter. Në fund të pjesës së parë, danezi pothuajse dyfishoi epërsinë me një kundërsulm të shpejtë me Elmas, por Menja e ndjeu goditjen në shtyllën e afërt, duke e shpëtuar Milanin duke...