Hetimet për tenderat e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në GJKKO e shoqëruar nga policia
Hetimet për tenderat e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në GJKKO e shoqëruar nga policia Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj, është paraqitur paraditen e sotme në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), nën shoqërimin e policisë. Mirlinda Karçanaj ka mbërritur në ambientet e gjykatës me makinë policie, pasi ndaj saj është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, në kuadër të hetimeve të SPAK për një dosje të rëndë që lidhet me manipulimin e tenderave publikë në AKSHI. E shoqëruar nga avokati i saj, Karçanaj nuk ka dhënë asnjë deklaratë për mediat edhe pse gazetarët e pyetën lidhur me rrëmbimin e biznesmenit Gerond Meçe. Ndërkohë të martën, më 16 dhjetor, SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit...