BE i zhbllokoi fondet Kosovës, Rama përshëndet vendimin: Presidentja Osmani shkëlqeu
Bashkimi Evropian (BE) ka vendosur t’i heqë të gjitha masat ndëshkuese ndaj Kosovës deri në fund të muajit të ardhshëm, duke ia mundësuar vendit të përfitojë miliona euro ndihmë financiare qysh në fillim të vitit 2026, njoftuan zyrtarë nga të dyja palët të mërkurën vonë. Kryeministri Rama përshëndeti vendimin dhe përgëzoi presidenten e vendit, Vjosa Osmani për punën e bërë. “Më duhet ta them Presidentja e Kosovës ka shkëlqyer, me fjalë bindëse, por edhe si rezultat i një punë këmbëngulëse por edhe koordinimi të mirë që kemi bërë në javët e fundit, pa dashur të marr asnjë meritë, ia ka dalë të zhbllokojë fondet e bllokuara”, tha Rama. Ishte presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ajo që njoftoi e para se BE-ja vendosi t’i heqë të...