Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Tjetër aksident në autostradën Lushnje-Fier! Makina i pret rrugën ‘Benz-it’, dy të plagosur
Pas aksidentit masiv, një tjetër aksident është regjistruar sot në autostradën Lushnje-Fier. Këtë herë dy automjete janë përplasur në kryqëzimin e Savrës. Një mjet tip Volkswagen ka tentuar të kalojë në anën tjetër të rrugës dhe është përplasur nga një mjet tip ‘Benz’ me targa. Si pasojë e përplasjes dy drejtuesit e mjeteve kanë përfunduar në spital, ku po marrin ndihmën mjekësore. Ndërkohë policia e qarkullimit ka shkuar në vendngjarje për të disiplinuar trafikun ndërsa policia shkencore po dokumenton rastin. Sipas policisë së qarkullimit mjeti tip golf Volkswagen i ka prerë rrugën Benzit.