Skulptura “Kalorësi i Babunjës” rikthehet në Shqipëri pas ekspozitës në Muzeun e Historisë Natyrore në Vjenë 

Skulptura “Kalorësi i Babunjës” rikthehet në Shqipëri pas ekspozitës në Muzeun e Historisë Natyrore në Vjenë 

Skulptura e rrallë prej bronzi, “Kalorësi i Babunjës”, u rikthye në Shqipëri pas një ekspozite  dymujore në Muzeun e Historisë Natyrore në Vjenë (Museum of Natural History Vienna). Objekti qëndroi i ekspozuar në “Sallën e Artë” të muzeut nga data 13 maj deri më 31 korrik 2025. Kjo bëhet me dije nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë që shprehet se skulptura u rikthye më 4 gusht 2025 në vendin tonë. Ekspozita u ideua dhe u organizua nga Ambasada e Shqipërisë në Vjenë në bashkëpunim me Institutin e Arkeologjisë, pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, dhe Muzeu i Historisë Natyrore në Vjenë. Sipari i kësaj ekspozite u hap me konferencën shkencore me temën “Roli i elitave në mijëvjeçarin e parë p.e.s. midis Europës Qendrore dhe...