Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Zjarri në garazhin e apartamentit të Vlorës, digjet plotësisht një makinë! Parandalohet përhapja e flakëve në biznese e banesa
👁11789
Në ambientet e garazhit të një pallati përgjatë bulevardit Ismail Qemali në Vlorë mbrëmjen e sotme ka rënë zjarr. Zjarrfikësi Luan Kapaj, tregon për situatën, ndërsa shton se një automjet është djegur plotësisht, por deri më tani është parandaluar përhapja e flakëve. “U dogj një automjet pothuajse totalisht. U arrit të shpëtohen ambientet e poshtme të bizneseve dhe çdo mjet që ishte në garazh. Zjarre të tilla janë të vështira për t’u vënë në kontroll, për momentin nuk ka asnjë rrezik për përhapje të zjarrit në këtë ambient apo në banesa”, u shpreh ai. Top Channel