Video/ Itali, tre të vdekur dhe 15 të plagosur në një aksident rrugor, kamioni përplaset me automjete të parkuara

Një aksident tragjik ndodhi të hënën në mëngjes (4/8) në Itali, në autostradën A1, midis Arezzos dhe Firences, kur një kamion u përplas me automjete të ndaluara për shkak të një bllokimi trafiku.

Përplasja e dhunshme vrau tre persona dhe plagosi 15 të tjerë. Sipas Corriere della Sera, aksidenti ndodhi pak para orës 11:00 dhe trafiku u ndalua në të dyja korsitë e autostradës. Sipas informacioneve fillestare, kamioni nuk pati kohë të frenonte dhe goditi automjete të tjera njëra pas tjetrës, përfshirë një kamion tjetër, një makinë, një autobus turistik dhe një ambulancë.
Ambulanca, po transportonte një pacient 75-vjeçar. Përplasja e dhunshme vrau të tre personat që ndodheshin në të: pacientin, si dhe dy infermierët që ishin në pjesën e pasme të automjetit.
Gjithsej 15 persona u plagosën në përplasje. Njëri është në gjendje kritike në spitalin Carezzi në Firence, katër kanë lëndime më serioze, ndërsa pjesa tjetër ka lëndime të lehta.
Incident LIVE në autostradën A1 midis Valdarnos dhe Arezzos

Dëshmia: “Më shpëtuan për disa metra”
Paolo Romaglioli, një avokat nga Arezzo, ishte dëshmitar okular. Ai tha se u shpëtua nga një mrekulli, pasi arriti të frenonte. “Kamioni u përplas me një automjet tjetër të madh dhe ambulanca u shtyp. Pastaj u përfshi nga flakët, por disa shoferë arritën ta shuanin zjarrin para se të përhapej”, tha ai. Autostrada mbeti e mbyllur për disa orë.

Top Channel