Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Vetëvaret në banesën e saj 31-vjeçarja në Fier, humb jetën në spital
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Fier, ku një 31-vjeçare është vetëvarur në banesë. Sipas uniformave blu mësohet se e reja ka humbur jetën në spital. “Gjatë natës, dyshohet se është vetëvarur në banesën e saj, në fshatin Ngjeqar, shtetasja E. A., 31 vjeçe, e cila si pasojë, ka humbur jetën në spital. Një grup i posaçëm hetimor po punon në drejtimin e Prokurorisë, për të sqaruar rrethanat e rastit”, njofton policia. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.