Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Vepronte si ndërmjetëse”/ Pas ish-senatorit amerikan, Bob Menendez, edhe gruaja e tij shpallet fajtore për korrupsion
👁10763
Edhe bashkëshortja e ish-senatorit amerikan Bob Menedez është shpallur fajtore për korrupsion. Nadine Menendez u akuza se ishte bashkëpunëtore e burrit të saj, duke vepruar si ndërmjetëse. Sipas aktakuzës, çifti, ka shfrytëzuar fuqinë dhe ndikimin e tyre në këmbim të parave, arit dhe të një automjeti ‘Mercedes’. Vitin e kaluar, Bob Menendez u shpall fajtor për 16 vepra të lidhura me korrupsionin. Ai do të dërgohet në burgun federal për të vuajtur një dënim 11-vjeçar, i cili fillon në qershor. Top Channel