Burimi:
Top-Channel.tv

Ukrainë, pas masakrës në Kryvyi Rih, rusët bombardojnë sërish zonat e banuara
👁12810
Të paktën tre persona u plagosën në një “sulm me raketa” ruse në Kiev, njoftoi sot kryetari i bashkisë së kryeqytetit ukrainas Vitali Klitschko, dy ditë pas vdekjes së 19 personave, gjysma prej tyre fëmijë, në qytetin e lindjes të Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, në Kriviy Rich. “Shpërthime në kryeqytet. Mbrojtja ajrore po funksionon. Qëndroni në strehimore!”, tha kryebashkiaku Klitschko përmes Telegramit. Më pas ai shtoi se shërbimet e reagimit emergjent u thirrën dhe shkuan në të paktën tre rrethe të Kievit. “Sulmi me raketa në Kiev vazhdon ,” shtoi ai më vonë. Zjarret shpërthyen dhe të paktën tre persona...