Tragjike në Alpet e Zvicrës, orteku i merr jetën dy alpinistëve italianë

Tragjike në Alpet e Zvicrës, orteku i merr jetën dy alpinistëve italianë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Alpet Zvicerane, ku dy alpinistë të rinj nga Lombardia humbën jetën si pasojë e një orteku gjatë fundjavës. Viktimat janë një grua 29-vjeçare, Giorgia Rota nga Cesano Maderno (Brianza), dhe një burrë 30-vjeçar, Alessandro Aresi nga Lacchiarella (në zonën e Milanos). Sipas policisë kantonale zvicerane, ngjarja ka ndodhur në majën Alphubel, pranë qytetit Täsch, në një lartësi prej rreth 4,000 metrash mbi nivelin e detit, teksa dyshja po ngjitej drejt majës. Autoritetet kanë konfirmuar identitetin e viktimave pas kontakteve me familjarët, të cilët kishin udhëtuar drejt vendit të ngjarjes disa ditë më parë, pasi...
Burimi: Top-Channel.tv