Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, arrestohet një person
Rajoni E Martë, 5 Gusht 2025 19:44 Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut njoftoi sot (5 gusht) arrestimin e një personi dhe shoqërimin e disa të tjerëve, pas incidenteve me thirrje raciste e antishqiptare gjatë ndeshjes së basketbollit Maqedoni e Veriut–Rumani, më 2 gusht në Kumanovë. I arrestuari, S.M. (30) nga Kumanova, akuzohet se tentoi të sillte një banderolë fyese gjatë pushimit të ndeshjes. Ministria e Brendshme paralajmëroi masa të rrepta ligjore ndaj çdo shkeljeje dhe theksoi se gjuha e urrejtjes nuk do të tolerohet në asnjë aktivitet sportiv. “Në lidhje me ndeshjen e basketbollit që u zhvillua më 02.08.2025 në Pallatin e Sporteve në Kumanovë, disa të dyshuar tashmë janë thirrur në Departamentin e Policisë së Kumanovës dhe është kryer një...