
Tërmeti shkatërrues që la pas mbi 1700 të vdekur, OBSH apel për Mianmarin: Duhen urgjentisht 8 mln dollarë për shërbimet mjekësore!
👁6796
OBSH ka bërë një apel urgjent për 8 milionë dollarë në ndihmë për popullin e Mianmarit, që u prek nga tërmeti shkatërrues pak ditë më parë. Agjencia e OKB-së thotë se po përgjigjet në “nivelin më të lartë të aktivizimit të urgjencës” dhe nevojiten donacione për “të ofruar kujdes për traumën që shpëton jetë, për të parandaluar shpërthimet e sëmundjeve dhe për të rivendosur shërbimet thelbësore shëndetësore gjatë 30 ditëve të ardhshme”. Deri më tani numërohen rreth 1,700 të vdekur dhe 3,400 të plagosur. Sipas OBSH-së, mijëra njerëz janë në rrezik të lëndimeve dhe sëmundjeve. Top Channel
Burimi:
Top-Channel.tv