Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Të votosh kënetën je politikisht autik”, Rama kërkon ndjesë: Term i gabuar!
👁12498
Kryeministri Edi Rama, përmes një video t postuar në Facebook, ka kërkuar falje për deklaratën e bërë në një takim elektoral. “Kërkoj ndjesë, term i gabuar” shprehet Rama. Konkretisht gjatë takimit kreu i qeverisë tha se “të votosh kënetën je politikisht autik”. ‘Nuk mund të mos e ndaja dot këtë reflektim. Të gabosh është njerëz ndërsa të mos kërkosh ndjesë nuk është burrërore. Krejt pa dashje sot kam cënuar fëmijët autik dhe kam lënduar prindërit e tyre duke folur për autizëm politikë dhe më doli sot krejt padashje, por ja u desh të gaboja dhe pastaj të mësoja, prej vitesh...