Të shtëna në Milot/ Sherri verbal nisi në Qendrën e Votimit dhe degradoi në përdorim armësh

Në Qendrën e Votimit 871 në Fushë Milot ka ndodhur një përplasje mes dy personash.

Nuk dihet ende se përse u përfshinë në sherr në perimetrin e QV, ndërsa më vonë kanë dalë në rrugë  dhe janë dëgjuar krisma armësh.
Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie.
Burime jo zyrtare i thanë gazetares së Top Channel Antela Lika se të përfshirë janë dy persona.

Top Channel