Shefi i tregtisë i BE-së do të mbajë bisedime të reja me homologët amerikanë në Uashington të hënën, ndërsa dy gjigantët ekonomikë kërkojnë një fund të negociuar të bllokimit të tarifave të tyre, tha një zëdhënës.
Komisioneri i Tregtisë, Maros Sefcovic është nisur drejt kryeqytetit amerikan “me mirëbesim për të provuar dhe gjetur zgjidhje, që mund të na sjellin dobi të gjithëve,” u tha gazetarëve të premten zëdhënësi i tregtisë i BE-së, Olof Gill, duke njoftuar udhëtimin.
Pavarësisht vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump për të ndalur përkohësisht tarifat më të larta për 90 ditë, tarifat e mëparshme prej 10% mbeten ende, dhe janë një goditje për ekonominë globale, tha të premten komisioneri i Bashkimit Evropian për Ekonominë, Valdis Dombrovskis.
“Ne nuk duhet të harrojmë se tarifat reciproke prej 10% mbeten në fuqi për pothuajse të gjitha vendet dhe ato përfaqësojnë një goditje për ekonominë globale,” tha Dombrovskis gjatë një konference për shtyp në Varshavë./ France 24.
