Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Takim historik në Riad, Trump përkrah presidentin e ri të Sirisë: Djalë i ri, i fortë e luftarak
👁8241
“Djalë i ri, i fortë e luftarak”: Donald Trump nuk i kurseu lavdërimet për presidentin sirian, Ahmed al-Sharaa, njeriu i cili u vendos në krye të rebelimit që solli përmbysjen e Bashar al Assadit. Shefi i Shtëpisë së Bardhë u takua në Arabinë Saudite me Al Sharaan, një ish-udhëheqës i kryengritësve, që kaloi vite i burgosur nga forcat amerikane pasi u kap në Irak. Takimi i tyre ndodhi në praninë e princit saudit të Kurorës, Mohammed bin Salman. Al-Sharaa u shpall president i Sirisë në janar, një muaj pas një ofensive të befasishme të grupeve kryengritëse të udhëhequra nga Hayat...