Qytetarët e Shkodrës e cilësojnë të padrejtë vendimin e bashkisë për të bërë me pagesë parkingjet publike në Shirokë dhe Velipojë. Ata shprehen se janë të varfër ndërsa me pagat apo pensionet që marrin, nuk përballojnë dot shtimin e kosotove financiare nga bashkia. Por pavarësisht refuzimit të qytetarëve, me vota të socialistëve, këshilli bashkiak në Shkodër vendosi të fusë duart në xhepat e qytetarëve duke shtuar parkingjet me pagesë.
SYRI TV
Një ditë pasi Këshilli Bashkiak në Shkodër, me vota të Socialistëve, vendosi të bëjë me pagesë parkingjet publike në Shirokë dhe Velipojë, ka ardhur dhe reagimi i qytetarëve në këto zona.
Qytetarët shkodranë e konsiderojnë të gabuar dhe të padrejtë vendimin e Bashkisë Shkodër për parkimet me pagesë në zonat turistike të Shirokës dhe Velipojës.
Për Syri TV, ata shprehën se ky vendim i miratuar në këshill bashkiak dëmton qytetarët, sepse nuk janë në gjendje të paguajnë për shkak edhe të situatës së vështirë ekonomike.
Ky është një plan i nisur që në tetor të vitit të kaluar nga bashkia dhe parashikohet të zbatohet në një periudhë 10-vjeçare. Dy parkime me pagesë do të jenë në hyrje dhe dalje nga qendra e Shirokës, si edhe në dy vend-parkime në zonën e Velipojës. Parkimet me pagesë janë kundërshtuar nga këshilltarët e partisë demokratike në këshillin bashkiak.