Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Shtyhet sërish seanca për dosjen Metamorfoza, shkak mungesa e avokatit të Edmond Prekës
Seanca për dosjen Metamorfoza është shtyrë për më datë 16 qershor, ora 15:00. Shkak u bë mungesa e avokatit të Edmond Prekës, i cili prej disa kohësh shërbente si shofer i biznesmenit Pëllumb Gjoka. Sot pritej te lexohej pretenca e SPAK, për pjesën e ndarë të veprave të lehta penale. Një vit më parë Prokuroria e Posaçme mbyllu hetimet dhe dërgoi për gjykim dosjen në ngarkim të biznesmenit, Pëllumb Gjoka si dhe anëtarëve të tjerë të të ashtuquajtur grup i strukturuar kriminal, përfshirë Behar Brajoviq (Bajri), Edmond Preka, Astmer Bilali, Ardrit Hasanbegaj, si dhe ish-zyrtarin e lartë policor, Oltion Bistri...