Ndërsa tallet me shqiptarët për pasaportën europiane, gjë për të cilën nuk ka punuar asnjë ditë në 12 vjet pushtet, për më tepër ka bërë të kundërtën, Edi Rama ka zbuluar sot gjatë bashkëbisedimit Sy m’Sy pa dashje atë se çfarë realisht ka ai në plan të bëjë nëse merr mandat të katërt. Kthimin e Shqipërisë në një kosh refugjatësh të Europës.
Për t’u mburrur para ndjekësve në FB, Rama tregoi se për herë të parë një kryeministër britanik ka kërkuar të vijë në Shqipëri për vizitë. Këtë e tregoi për mburrje, por pa dashje doli zbuluar për planet e fshehta që ka në mendje.
Që një kryeministër britanik të kërkojë të vijë në Shqipëri, është e kuptueshme që ka një problem për të zgjidhur për të mirën e vendit të tij së pari, se kryeministrat britanikë nuk janë si Rama që vijnë në pushtet me vota të vjedhura dhe vjedhin në qeverisje për të blerë votat.
Rama shquhet si pesonazh që vetëofrohet në kancelaritë europiane dhe më gjerë, në kurriz të Shqipërisë, për të zgjatur jetën e tij në pushtet.
Rastet janë të shumta, u vetëofrua për afganët, u vetëofrua për refugjatët e Italisë, thuhet se po përpiqet për palestinezët dhe sigurisht për Britaninë, e cila ka emergjencë për të gjetur një vend ku të dëbojë emigrantët e paligjshëm.
Ish-kryeministri Sunak e pati paralajmëruar nisjen e një negociate me Shqipërinë, gjithashtu edhe Starmer ka premtuar se do të punojë në drejtim të avancimit të kësaj marrëveshje.
Pra, kërkesa e Starmer për të ardhur në Shqipëri është identike me atë të Melonit. Por për shqiptarët çdo kamp refugjatësh që hap Rama në Shqipëri do të thotë hapa të tëra larg integrimit në BE. I vetmi që mendon të përfitojë është vetëm Rama.
Plani i vetëm i Ramës është shpopullimi i Shqipërisë dhe kthimi i saj në një kosh refugjatësh, kurrësesi integrimi në Europë e pasaporta europiane.
Gjatë rubrikës“Sy më sy”Rama njoftoi vizitën e kryeministrit Starmer muajin e ardhshëm.
“Ja mbas një muaji do të vijë në vizitën e parë zyrtare, e ka kërkuar të vijë përpara samitit kryeministrit britanik. Asnjëherë një kryeministër britanik nuk ka ardhur në Shqipëri për vizitë zyrtare ka edhe një herë TonyBlair për të shkuar në Kukës, ku ishte kriza, por nuk kishte vizitë bilaterale. Është hera e parë që zbret një kryeministër britanik, hera e parë që zbriti një president i Francës për vizitë zyrtare bilaterale, do të vijë përsëri” deklaroi Rama.
Britanikët dukshëm duan të avancojnë me idenë e ngritjes së qendrave në vende të tjera për përpunimin e kërkesave për azil të atyre që mbërrijnë në Britani.
Pak ditw mw parw BBC raportonte se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar nën kryeministrin Keir Starmer raportohet se po shqyrton mundësinë e përdorimit të vendeve në Ballkan si “nyje kthimi” për të dërguar azilkërkues të refuzuar, sipas ministrave të qeverisë të cituar në një gazetë e njohur britanike.
