SHBA/ Përplaset minibusi me kamionin, humbin jetën të paktën 7 persona

Një aksident tragjik ka ndodhur në lindje të Idahos të SHBA-së, pranë Parkut Kombëtar Yellowstone, ku të paktën shtatë persona kanë humbur jetën pas një përplasjeje të rëndë mes një minibus turistik dhe një kamion.

Sipas autoriteteve lokale, pas përplasjes së fortë, të dy automjetet janë përfshirë nga flakët, duke e bërë situatën edhe më dramatike dhe duke e vështirësuar ndërhyrjen e ekipeve të shpëtimit.

Në minibusin turistik ndodheshin gjithsej 14 persona, ndërsa gjashtë prej tyre humbën jetën në vendngjarje, së bashku me shoferin e kamionit. Pjesa tjetër e pasagjerëve janë dërguar me urgjencë në spitalet përreth, me disa në gjendje të rëndë.

Hetimet janë ende në vazhdim, ndërsa autoritetet po përpiqen të zbulojnë shkaqet që çuan në përplasjen fatale. Deri më tani, nuk janë dhënë detaje nëse ka pasur kushte të këqija atmosferike, probleme teknike apo ndonjë shkelje të rregullave të qarkullimit. Syri.net- Protothema.

VIDEO: Seven people were killed in a two-vehicle crash on Thursday, involving a pickup truck and a passenger van that was operating as a tour vehicle for tourists near Henry’s Lake State Park. https://t.co/012wW6dEy0 📸: Courtesy Roger Merrill pic.twitter.com/DBZoUxxURA— KSL 5 TV (@KSL5TV) May 2, 2025