Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Rusia akuzon Ukrainën për ‘sulm terrorist’ në bazat ajrore: Janë arrestuar disa persona të përfshirë
👁10511
Rusia akuzon Ukrainën për ‘sulm terrorist’ në bazat ajrore, ndërsa bën me dije se ka arrestuar personat që kanë marrë pjesë në ngjarje. Bëhet fjalë për një sulm kundër aeroporteve në rajonet Murmansk, Irkutsk, Ivanovo, Ryazan dhe Amur, sipas agjencisë së lajmeve Interfax. Ministria e Mbrojtjes së Rusisë pretendon se të gjitha sulmet ndaj fushave ajrore janë zmbrapsur dhe se disa pjesëmarrës të përfshirë në sulme janë ndaluar. Më tej ministria shton se disa avionë u përfshinë nga flakët pas sulmeve, por nuk pati viktima. Top Channel