Rikthehet Kuvendi/ Të enjten e ardhshme, deputetët në seancë plenare

Rikthehet Kuvendi/ Të enjten e ardhshme, deputetët në seancë plenare

Pas një mungese të gjatë, të enjten e ardhshme deputetët do t’i drejtohen Kuvendit të Shqipërisë për seancë plenare. Urdhri për mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare mban firmën e kryeparlamentares Elisa Spiropali. Seanca pritet të nisë në orën 12:00. Për gati dy muaj për shkak të fushatën zgjedhore, nuk u mbajt asnjë seancë. Ndërkohë, javën tjetër do të mblidhet edhe Konferenca e Kryetarëve, që do të vendosë kalendarin e punimeve gjatë muajit qershor. Parlamenti aktual i mbyll punimet në fund të javës së tretë të korrikut, ndërsa në shtator do të konstituohet parlamenti i ri. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv