Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Rama në Devoll: Objektivi paga mesatare 1200 euro
Kreu i PS-së, Edi Rama gjatë një takimi elektoral në Devoll, bëri një bilanc të arritjeve ekonomike të tre mandateve të qeverisjes, duke theksuar përmirësimet në tregun e punës, pensione, paga dhe uljen e pabarazisë në të ardhura. Rama tha se Shqipëria sot është në të njëjtin nivel me mesataren e vendeve të BE-së për sa i përket rrezikut për të rënë në varfëri, duke iu referuar të dhënave të Eurostat. Ai vuri në dukje se edhe pabarazia në të ardhura ka pësuar ulje të ndjeshme, bazuar në të njëjtat burime europiane. Ai theksoi se niveli i papunësisë ka rënë...