Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Qëndistaret e fundit të Gjirokastrës, tradita e vjetër e qytetit trashëgohet nga vetëm 10 gra që dinë teknikën e rrallë
👁4035
Në një shtëpizë tradicionale në lagjen e vjetër Dunavat në zemër të Gjirokastrës, qëndistarja Hëna Gega mishëron frymën e një qyteti me histori, tradita dhe elegancë të rrallë. E lindur dhe rritur në këtë lagje mes gurëve, rrugicave dhe kujtimeve, ajo përfaqëson gruan tipike qytetare, të përkushtuar ndaj shtëpisë, por me një pasion të veçantë për artin e punimeve me cimbë, një teknikë delikate që ka zbukuruar prej shekujsh veshje, perde, mbulesa dhe çarçafë në shtëpitë gjirokastrite. Cimba, punuar me gjilpërë të hollë, kërkon orë të tëra përkushtimi dhe mjeshtëri të lartë. Kjo e ka bërë ndër vite simbol të...