Ish-diplomati i lartë amerikan, Jonathan Moore ka komentuar mungesën e ambasadorëve të SHBA-së në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi. Për të mungesa e një ambasadori të emëruar zyrtarisht është një luks që vendet e Ballkanit nuk mund ta përballojnë.
“Sigurisht që është e rëndësishme që të keni një përfaqësues për të folur me presidentin, kryeministrin apo edhe me vetë popullin. Është një fatkeqësi që nuk ka një ambasador në vendet që përmendët’‘,-tha Moore.
Nga ana tjetër, ai theksoi se diplomatët aktualë, të ngarkuarit me punë, po mbajnë kontakte të rregullta me nivelet më të larta qeveritare. Por sipas tij, situata globale ka zhvendosur fokusin e Uashingtonit larg Ballkanit.
“Në vitin 1990, Ballkani kishte vëmendjen kryesore të Shteteve të Bashkuara, por sot ka shumë kriza të tjera që po ndodhin më larg Ballkanit dhe që kanë marrë pjesën më të madhe të vëmendjes”,-tha në ”A2cnn”.