Protestat godasin Erdogan “te pika e dobët”, shembet lira turke, “nuk shpëton” turizmi!

Protestat godasin Erdogan “te pika e dobët”, shembet lira turke, “nuk shpëton” turizmi!

Pavarësisht sjelljes së tij sfiduese, protestat që shpërthyen pas arrestimit të kryetarit të bashkisë së Stambollit Ekrem Imamoglu e kanë prekur presidentin Rexhep Tajip Erdogan tek pika e tij nevralgjike: Ekonomia. Tregjet e aksioneve dhe monedha turke kanë shënuar rënie, e tani shtrohet pyetja nëse trazirat do të cenojnë edhe njërën prej industrive më të rëndësishme të vendit, turizmin. Lajmi i burgosjes së Imamoglu, shkaktoi humbje të mëdha në tregjet turke të kapitalit. Besimi i shumë investitorëve në vend me sa duket u trondit, çka rezultoi në javën më të dobët në tregun e aksioneve që nga kriza globale financiare...

Burimi: Top-Channel.tv