Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Prokuroria e Tiranës sekuestron 9000m2 tokë në Fushë-Prezë – Detajet
Me urdhër të Prokurorisë së Tiranës, është sekuestruar një arë me sipërfaqe 9000m2 në Fushë-Prezë. Siç bëhet me dije në njoftimin e Prokurorisë, sekuestroja ka ardhur pas kallëzimit të bërë nga shtetasi me inicialet M.D, se toka e gjyshit të tij nuk figuronte më në pasurinë e familjes. Kështu nisën hetimet. Rezulton se një tjetër person e ka përvetësuar padrejtësisht këtë tokë dhe e ka shitur për vlerën 100 mijë euro. Kur është marrë në pyetje lidhur me këtë pasuri që rezulton të jetë jo vetëm e tij, por e të gjithë familjes që prej vitit 1992, ai ka dhënë...