Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Proda mesazh efektivëve për zgjedhjet: Këto ditë të jenë pasaportë besimi e vlerësimi për Policinë
👁5417
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda u është drejtuar me një mesazh për të gjithë punonjësit e Policisë lidhur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të 11 majit. Në ambientet e Drejtorive Vendore të Policisë përfundoi paraditen e sotme instruktazhi me punonjësit e Policisë që janë planifikuar për ruajtjen fizike të objekteve zgjedhore, ku do të zhvillohet procesi i votimit. Në instruktazh kanë marrë pjesë drejtuesit e Drejtorive dhe të Komisariateve, të cilët u kanë përcjellë punonjësve të Policisë porositë e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, për angazhim, profesionalizëm, barazlargim dhe gjakftohtësi në përmbushjen e detyrave....