Procesi zgjedhor nën vëzhgim – OSBE-ODIHR në një qendër votimi në Berat

Procesi zgjedhor nën vëzhgim – OSBE-ODIHR në një qendër votimi në Berat

Sot, më 11 maj, qytetarët në të gjithë Shqipërinë po ushtrojnë të drejtën e votës në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, të cilat po zhvillohen në 12 qarqe të vendit. Në qytetin e Beratit, përfaqësues të Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR kanë monitoruar procesin zgjedhor në ambientet e Gjimnazit “Babë Dudë Karbunara”, i cili përmban pesë qendra votimi. Pas përfundimit të vëzhgimit, vëzhguesit janë larguar, pa raportuar ndonjë problematikë.
Burimi: Kohajone.com