I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO ka qenë Atird Hoxha, anëtar i Këshillit Bashkiak Vlorë, kryetar i grupit të këshilltarëve të PD-së.
Në bisedë më moderatorin Flavio Qarri ai ka komentuar situatën aktuale politike në vend dhe farsën elektorale të 11 majit. Ai tha se rendi dhe siguria në vend u është besuar bandave.
Atird Hoxha: Për të bërë të mundur këtë qilim fluturues siç ka premtuar në këtë fushatë, kryetari i sektit Rama , po të bësh një përllogaritje të thjeshtë, rreth 25 miliardë në 4 vitet e ardhshme, në qoftë se gjithmonë do ta përmbyllë këtë mandat sepse unë gjithmonë jam i bindur që nuk do ta përmbyllë sepse zullumet e kësaj qeverie, korrupsioni e të tjera si këto nuk do të ja mundësojnë këtë mandat Ramës, përveç farsës elektorale që ka zhvilluar me 11 maj dhe muaj përpara se sa të ishte dita e votimit. Po të bësh një përllogaritje, edhe nëpërmes kronikës që ju transmetuat para bisedës sonë, maksimalisht 25 miliardë i takojnë Belinda Ballukut dhe Ministrisë që ajo drejton dhe minimalisht 21 miliardë në 4 vite. Kur ndërkohë në qoftë se do të ecim me ketë buxhet i cili ka qenë një buxhet relativisht i lartë në një kalkulim 4 – vjeçar do të ishin rreth 32-33 miliardë euro, nga të cilat 25 maksimalisht ose 21, minimalisht i kërkon vetëm Ministria e Belinda Ballukut. Pa folur pastaj ashtu siç tha edhe doktori sa i përket shëndetësisë që është një vlerë qesharake, arsimi që është një vlerë qesharake e programuar të themi në katër vitet e ardhshme.
Pa folur pastaj për sigurinë dhe rendin të cilat kanë minimalisht 250 milionë dollarë, ose maksimalisht 400 milionë dollar. Kjo do të thotë që Rama sigurinë dhe rendin publik ja ka besuar bandave dhe nuk ja ka besuar policisë së shtetit. Po themi, sofistikimit të pajisjeve të tyre, gjurmimit, profesionalizmit. Pra duke e ulur këtë vlerë në 250 milionë, minimumin, rendi dhe siguria ju është besuar bandave ashtu siç i ishte besuar edhe në katër vitet e kaluara. Apo gjatë 12 viteve të mandatit qeverisës të sektit të tij. Unë mendoj se këto shifra janë jo reale. Janë premtime elektorale që nga Rama jemi mësuar ti shikojmë që nga ardhja e tij në pushtet kur premtoi, legalizime falas, shëndetësi falas, 300 mijë vende pune e të tjera si këto, të cilat u kthyen absolutisht në negativitet. Largim të njerëzve nga Shqipëria, të rreth 1.1 milionë shqiptarëve, humbje e punës, rënie e të ardhurave familjare dhe biznesit. Duke diskutuar në këtë prizëm, të gjitha këto sa janë premtuar në këtë fushatë nga Rama do të bëheshin të mundura vetëm me një kalkulim të thjeshtë vetëm nëse Rama dhe qeveria e tij do ti rrisin barrën fiskale, qytetarëve dhe biznesit shqiptar me të paktën 40 për qind. Pra duke rritur barrën fiskale me të paktën 40 për qind, teorikisht do të bëhej e mundur realizimi i atij buxheti që teorikisht të realizoheshin premtimet e kësaj fushate elektorale. Natyrisht që këto janë premtime boshe të cilët nuk kanë për tu realizuar. Do të vazhdojmë me të njëjtën skemë duke gostitur klientët pranë qeverisë më koncesione e PPP.