‘Po nxiton të mbyllë ca punë shumë të ndyra’/ Gazetari nxjerr provat e lejes së firmosur nga Rama për nusen e Altin Hajrit

Gazetari Ferdinad Dervishi, ka publikuar dokumentat se si kryeministri Edi Rama ka firmosur një leje ndërtimi për pallat 18 katësh, për shoqërinë në pronësi të bashkëshortes së Altin Hajrit – një prej personazheve më të njohur të krimit të organizuar në Shqipëri.

Në postimin e tij në Facebook, Dervishi thekson se Rama është ‘i bindur në humbjen e tij në zgjedhjet e 11 majit dhe po nxiton të mbyllë ca punë shumë të ndyra’.

Postimi i plotë:

I BINDUR PËR HUMBJEN PO NXITON TË MBYLLË CA PUNË SHUMË TË NDYRA !

Në datën 26 mars 2025, Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit, që drejtohet nga Kryeministri Edi Rama, i ka dhënë leje ndërtimi, për pallat 18 katësh, shoqërisë “PJEZA 2022” sh.p.k.

Kjo shoqëri është në pronësi të bashkëshortes së Altin Hajrit – një prej personazheve më të njohur të krimit të organizuar në Shqipëri, mes të tjerave i akuzuar për rrëmbimin  dhe vrasjen e shtetasit Jan Prenga dhe aktualisht i shpallur në kërkim nga SPAK.

Altin Hajri shfaqet në dosjen hetimore të SPAK për deputetin Jurgis Çyrbja si një prej personazheve që lobonin, dhe u shkonte fjala te Kryeministri, për renditjen në listën e deputetëve të Qarkut të Durrësit.

Në vendimin e Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit, të datës 26 mars 2025, ka të paktën edhe 5 apo 6 personazhe të tjerë me probleme penale, të cilëve ju është dhënë leje ndërtimi.

PROVA TË QARTA SE SI KRIMI DHE POLITIKA KANË NDARË DHE PO NDAJNË SHQIPËRINË !

Por ky lajm e ka edhe një të mirë.

Firmosësi e ka kuptuar se këtë radhë populli do e zbojë.

E ka kuptuar se populli i vet nuk po e aprovon më në asnjë premtim.

E ka parë që është duke u shndërruar në klloun për shqiptarët.

Prandaj po nxiton të hedhë firmat e fundit.

Prandaj po i hedh me sytë mbyllur.

Sepse po ndien fundin.