Plas sherri mes socialistëve në Maqellarë, kandidati për deputet akuzohet se goditi me grusht punonjësin e Ujësjellësit

Plas sherri mes socialistëve në Maqellarë, kandidati për deputet akuzohet se goditi me grusht punonjësin e Ujësjellësit

Paraditen e sotme, në qendrën e votimit 1122 të vendosura në Njësinë Administrative Maqellarë, Dibër, është regjistruar një incident, ku një përplasje verbale mes përfaqësuesve të Partisë Socialiste, ka degjeneruar në dhunë fizike. Sipas burimeve nga vendngjarja, kandidati i Partisë Socialiste, z. Danjel Gjura, thuhet se ka goditur me grusht shtetasin Florian Lazri punonjës i Ujësjellësit, gjatë një debati që mendohet të jetë zhvilluar në lidhje me veprimtari të karakterit elektoral dhe ndikimin mbi votuesit. Lazri thuhet se ishte në mbështetje të kandidatit Agron Malaj. Ngjarja ka ndodhur brenda ambienteve të qendrës së votimit, në prani të qytetarëve dhe anëtarëve...
Burimi: Kohajone.com