Përplasen dy makina në Krujë, ndërron jetë shoferja 69-vjeçare

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Fushë Krujë – Tiranë në afërsi të Urës së Tapizës.
Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku për pasojë ka humbur jetën drejtuesja e një prej automjeteve të përfshira në aksident.

“Rreth orës 06:10, në Tapizë, automjeti me drejtues shtetasin V. Z., 33 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. M., 69 vjeçe.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën 69-vjeçarja, ndërkohë shtetasi V. Z, është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme”, bëjnë me dije uniformat blu.