Përplasen dy makina në autostradën Elbasan-Tiranë, plagoset një person

Përplasen dy makina në autostradën Elbasan-Tiranë, plagoset një person

Një aksident automobilistik është regjistruar paraditen e kësaj të marte në autostradën Elbasan-Tiranë, pranë fshatit Ibe. Nga informacionet paraprake mësohet se një automjet tip “Audi” dhe “Volkswagen” janë përplasur me njëri-tjetri. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur një person, i cili është dërguar me ambulancë në spital. Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, teksa Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.  
Burimi: Gijotina.com