Përplasen dy makina me targa shqiptare në “Prizren-Morinë”, vdes 32-vjeçarja, 2 të plagosur/ Emrat

Përplasen dy makina me targa shqiptare në “Prizren-Morinë”, vdes 32-vjeçarja, 2 të plagosur/ Emrat

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot, rreth orës 13:00, në kilometrin e 7-të të Autostradës “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Prizren – Morinë. Siç raporton gazeta Sinjali, në aksident janë përfshirë një makinë “VW Tiguan” me targa të Shqipërisë, e cila drejtohej nga Ylli Tali, rreth 46-vjeç dhe një kamion i tipit “Mercedes”me targa po ashtu të Shqipërisë, që drejtohej nga Kristal Korbi, rreth 36-vjeç, nga Shqipëria. Si pasojë e përplasjes, Xhensila Xixa, rreth 32-vjeçare, pasagjere në makinën “Tiguan”, me banim në Fushë-Krujë, ka humbur jetën në vendin e ngjarjes. Mjeku kujdestar që ka dalë në vendngjarje ka konstatuar vdekjen...
Burimi: Gijotina.com