Pasi Rama e përdori për show, rektori i Bujqësorit vijon shërbimin, urdhëron studentët që t’i marrin leje nëse do shfaqin bindjet e tyre politike

Frika e humbjes së zgjedhjeve ka bërë që Edi Rama të ‘fusë’ hundët edhe në universitete.

Pasi e përdori për të sulmuar SPAK-un, në ditët pas arrestimit të Erion Veliajt, Edi Rama ka vendosur që ta përdorë rektorin e Universitetit Bujqësor të Tiranës për të ulur tempin e fushatës së opozitës.

Rektori i UBT, Fatbardh Sallaku pak ditë më parë ka lëshuar një urdhër ku ndalohet që personeli akademik, ndihmës akademik, administrativ dhe jo vetëm të ndalohet pjesëmarrja në çdo aktivitet politik.

Por urdhëri i rektorit Sallaku është më i habitshëm, pasi në urdhrin e tij, ai pretendon që tu ndalojë dhe studentëve aktivitetin e tyre politik.

E kjo më shumë duket një urdhër i lëshuar nga persona më lart se rektori Sallaku, nga ministria e Arsimit apo dhe kryeministria, me qëllim që njerëzit të mos merren me politikë.

Sipas urdhrit të rektorit, stadit akademik, jo akademik, administrativ apo dhe studentëve tu ndalohet  pjesëmarrja dhe shprehja e bindjeve të tyre politike edhe jashtë orarit zyrtar të punës së tyre.

Rektori gjithashtu u kërkon edhe studentëve u ndalohet që të bëjnë fushatë dhe të mbajnë parrulla politike në duar.