Ngjarje e rëndë në Lezhë, gjendet pa shenja jete 28-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Lezhës, ku një i ri është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.
Sipas informacionit paraprak të policisë, rreth orës 21:10, në lagjen ish-SMT të qytetit, është gjetur i pajetë shtetasi H. B., rreth 28 vjeç. Dyshohet se i riu është vetëvarur.

Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal, ndërsa autoritetet pritet të japin më shumë detaje në vijim.
Njoftimi i policisë:
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 21:10, në lagjen ish-SMT, Lezhë, në banesën e tij,  është gjetur pa shenja jete, dyshohet i vetëvarur, shtetasi H. B., rreth 28-vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.