Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Nëse Rusia dëshiron vërtet armëpushim, ta bëjë tani’, thotë Komisioni Evropian
👁9258
Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Anita Giper tha se Ukraina e ka pranuar armëpushimin pa kushte që prej më shumë se një muaji, ndërsa Rusia vazhdon sulmet. Ajo theksoi se BE-ja do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën për një paqe të qëndrueshme, duke forcuar ndihmën ushtarake që këtë vit arrin në 23 miliardë euro. Gjithashtu Giper tha se qëndrimi i Evropës është më i fortë kur vepron në bashkëpunim me aleatët, edhe pse SHBA ka sinjalizuar tërheqje nga bisedimet për paqe.