Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 23-vjeçari në Vaun e Dejës, pjesëtar i një organizate kriminale
Një 23-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia është arrestuar në Vaun e Dejës. Ai akuzohet në Itali si pjesëtar i një organizate kriminale për trafikim të lëndëve narkotike. Në vitin 2024, Gjykata në L’Aquila i ka caktuar këtij shtetasi, masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale, vepër për të cilën Kodi Penal italian parashikon maksimum dënimi, 24 vjet burgim. Vijon bashkëpunimi për të finalizuar ekstradimin e 23-vjeçarit, në Itali. Njoftimi i policisë: Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 49”. Akuzohet...