Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Ndahet nga jeta aktori Eduart Çala, një figurë e shquar e artit elbasanas dhe skenës shqiptare
👁8636
Albert Vataj U nda nesh edhe një. Të gjithë po ikin. Po ikin por pa mundur të marrin në rrugën pa kthim atë që na dhuruan me përkushtim dhe shpirt. Mori udhën e amshimit edhe Eduart Çala. U nis ngarkuar me mall për t’u takuar me ata, me të cilët ai u ngit në skenë që t’i përkasin artit, traditës shqiptare të skenës dhe filmit. Kur një artist largohet nga kjo jetë, nuk është vetëm një mungesë që mbetet pas, por një boshllëk i ndjeshëm në kujtesën kulturore të një qyteti, të një brezi, të një skene. Sot, Elbasani humbi...