Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Mbrojtja izraelite: Irani kapërceu vijat e kuqe duke qëlluar qendrat civile. Raportohet vetëm dëme materiale nga sulmi
Bota E Premte, 13 Qershor 2025 21:38 Ministri izraelit i Mbrojtjes, Izrael Katz thotë se Irani ka kaluar vijat e kuqe, duke qëlluar raketa në qendrat e popullsisë civile dhe u zotua se do të paguajë një çmim shumë të rëndë për veprimet e tij. Policia izraelite i ka kërkuar publikut të shmangë afrimin e vendeve ku kanë rënë raketat balistike iraniane. ”Njësitë e përforcuara dhe të trajnuara mirë të Policisë Izraelite, duke përfshirë ekipet taktike, skuadrat e reagimit ndaj emergjencave dhe vullnetarët, janë vendosur plotësisht në të gjithë vendin. Këto ekipe do të mbërrijnë shpejt në çdo vendngjarje, do...