Matura 2025, publikohen rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj

Matura 2025, publikohen rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj

Publikohen rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj. Rezultatet janë shpërndarë nga Qendra e Shërbimeve Arsimore. 399 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke mbetur, ndërsa 216 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00, duke rezultuar ekselentë. Kalueshmëria për këtë provim është 98,45% ndërsa nota mesatare është 7.8. Mbi 27 mijë maturantë iu nënshtruan provimit, i cili zgjati 2 orë e 30 minuta, ndërkohë si çdo vit u përsërit sërish skema, vetëm pak nga nisja e provimit, në rrjetet sociale doli teza. Këtë vit Ministria e Arsimit dhe Sportit ka vendosur që të ketë edhe teste të personalizuara për maturantët...
Burimi: Kohajone.com