Nga Alba Kepi/
Marc Samson është 23-vjeçari filipinez që masakroi me thikë 22-vjeçaren shqiptare Ilaria Sula, në Itali. Mediat italiane bëjnë me dije se Samson, ish i dashuri i Ilarias ka pranuar krimin makabër para policisë.
Ka qenë ai që i ka treguar policisë vendin ku kishte fshehur valixhen me trupin e pajetë të studentes shqiptare. Fillimisht u raportua 22-vjeçarja ishte larguar pas ndarjes me të dashurin e saj me origjinë filipinase.
Ai ka thënë para oficerëve të policisë se vrau me thikë Ilaria Sulën, më pas e futi në një valixhe dhe e hodhi në pyll.
Pas vrasjes ai mori telefonin e studentes shqiptare, përmes të cilit postonte në rrjete sociale.
Tabulatet dhe qelizat telefonike që tregojnë vendndodhjen e një personi kur bën një telefonatë, ishin në mesin e elementëve që zunë në kurth ish të dashurin e studentes.
Përmes analizimit të tyre, hetuesit arritën të zbulonin se në ditët pas zhdukjes së vajzës, 23-vjeçari filipinas kishte vazhduar të përdorte telefonin e saj dhe bënte postime nga profilet e Ilarias në mediat sociale.
Ndërkohe, ‘Universiteti La Sapiemza i Romës në emër të Ilarias shpreh impenjimin maksimal për betejën kundër krimit te feminicidios bashkë me institucionet italiane. Jemi pranë familjes së saj’, është shprehur Antonella Polimeni, rektore e Universitetit.
Ndaj kësaj ngjarje kanë reaguar deputetë e senatorë të Parlamentit Italian
