
Kuçovë/ U rrëzua nga shtylla elektrike teksa po punonte, elektriçisti dërgohet në spital
👁4064
Një 58- vjeçar ka rënë nga shtylla elektrike aksidentalisht, teksa ishte duke punuar në nënstacionin elektrik në Kuçovë. Sipas policisë, elektriçisti Viktor Koraqe, është dërguar në spital për të marr mjekim. “Rreth orës 15:00, tek nënstacioni elektrik në Kuçovë, dyshohet se aksidentalisht, duke punuar, është rrëzuar nga shtylla elektriçisti shtetasi Viktor Koraqe, 58 vjeç, i cili është transportuar në spital, ku po merr mjekim“, njoftoi policia. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Burimi:
Gijotina.com