Kriptomonedhat e konfiskuara do kthehen në fond rezervë për fëmijët, Agjencia e Pasurive të Sekuestruara dhe UNICEF diskutojnë nismën

Kriptomonedhat e konfiskuara do kthehen në fond rezervë për fëmijët, Agjencia e Pasurive të Sekuestruara dhe UNICEF diskutojnë nismën

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), në bashkëpunim me UNICEF Shqipëri, organizoi një trajnim për ndërtimin e kapaciteteve të stafit të AAPSK në identifikimin e zgjidhjeve inovative përmes modelit Human-Centered Design të UPSHIFT, me theks të veçantë në menaxhimin e kriptomonedhave për impakt social. Kjo nismë vjen si pjesë e një partneriteti të vazhdueshëm mes dy institucioneve që synon shfrytëzimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara për qëllime sociale, veçanërisht në ndihmë të fëmijëve në nevojë. Në trajnimin e fokusuar në përdorimin e kriptove në shërbim të kauzave sociale morën pjesë rreth 21 punonjës...
Burimi: Top-Channel.tv