Kreu disa vjedhje apartamentesh në Himarë/ Arrestohet në flagrancë 46-vjeçari, në banesë iu gjetën granata dore

Kreu disa vjedhje apartamentesh në Himarë/ Arrestohet në flagrancë 46-vjeçari, në banesë iu gjetën granata dore

Një 46-vjeçar është kapur në flagrancë në Himarë, pasi u konstatua se kishte kryer disa vjedhje në një kompleks apartamentesh pushimi dhe në një banesë private. Gjatë kontrollit në ambientin ku qëndronte, atij iu gjetën 10 granata dore, sende të vjedhura dhe veshje të dyshuara të përdorura gjatë veprimtarisë kriminale. Burime nga hetimi bëjnë të ditur se gjatë mëngjesit të datës 25 maj, i arrestuari kishte vjedhur tre aparate celularë dhe një shumë parash nga një kompleks turistik. Pas kontrollit, në vendin ku qëndronte u gjetën gjithashtu gjashtë celularë të tjerë dhe veshje që dyshohet se janë përdorur gjatë vjedhjeve....
Burimi: Top-Channel.tv