Dyshimet e para për ngjarjen e rëndë pranë Gjykatës në Laç, janë se sherri mes të rinjve ka ndodhur pas një konflikt banal.
Sipas burimeve nga gazetari i Syri, Klajdi Bodlli, pacientët e plagosur me armë zjarri, po marrin mjekim pranë spitalit të Traumës dhe ndodhen në kujdes intensiv nga bluzat e bardha.
Përkatësisht dy të rinjtë me inicialet, A.N. 26 vjeç dhe G.B. 24 vjeç, ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi siç thonë burimet, të dy kanë marrë plagë në zonën e legenit.
Ndërsa 3 të plagosurit e tjerë, përkatëisht shtëetasi: D. GJ. 26 vjeç l, L.I. 26 vjeç, A. GJ. 58 vjeç, janë në gjendje shëndetësore stabël dhe të vetëdijshëm. Ata kanë marrë dëmtime në gjymtyrët e poshtme, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
