Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Komenti i radios “Europa e Lirë” për ndeshjen Shqipëri-Serbi
-Radio “Europa e Lirë”- Mijëra forca policore janë mobilizuar të shtunën në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, për të garantuar mbarëvajtjen e ndeshjes së futbollit, që zhvillohet në orët e mbrëmjes mes ekipeve të Shqipërisë dhe Serbisë në stadiumin “Arena Kombëtare”. Shqipëria dhe Serbia janë pjesë e Grupit K për ndeshjet kualifikuese në Kampionatin Botëror 2026, së bashku me Letoninë, Andorrën dhe Anglinë. Aktualisht, Shqipëria ka tre pikë dhe është e dyta në këtë grup, ndërkaq Serbia nuk ka asnjë pikë. Ekipi i Serbisë ka arritur të premten pasdite në Tiranë, dhe nën shoqërimin e forcave të shumta policore është akomoduar...